Një grua është larguar mrekullisht me lëndime minimale nga rrënojat e një aeroplani të vogël në Brisbane, Australi.
Shërbimet e Ambulancës në Queensland u thirrën në Lollard St, Hillcrest, në qytetin e Logan, pas raportimeve se aeroplani u rrëzua rreth orës 6:08 të mëngjesit të së premtes, me vetëm pilotin në bord.
Mësohet se aeroplani u rrëzua pranë një korridori hekurudhor, raporton nypost.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spitalin “Princess Alexandra” për kontrolle të mëtejme.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë se aeroplani ishte në pronësi të AirMed Australia.
Një zëdhënës i AirMed Australia tha se aeroplani u detyrua të bënte një ulje emergjente.
“Aeroplani po transportonte mallra midis aeroportit Bankstown dhe Aeroportit Archerfield kur u detyrua të ulej në një fushë në Hillcrest rreth 15 kilometra larg Archerfield”, tha ai.
Përplasja e së premtes është incidenti i tretë në një javë ku një aeroplan është rrëzuar ose ka bërë një ulje emergjente në Queensland, Australi. /Telegrafi/