Madeline Goodwin mbeti e habitur kur gjeti kutinë metalike me qindarka të vitit 1901, një pako cigare, një kapelë, biblën, dhe një letër, brenda një kapsule kohore.
26 vjeçarja e ka zbuluar kapsulën pasi kishte vendosur për shitje tavolinën e saj. Kur një grua shkoi për ta blerë atë, ajo zbuloi se dikur kishe jetuar në atë shtëpi.
Zonja tha se familja e saj kishin jetuar aty që nga vitet 1890, dhe për më shumë se një shekull kishin fshehur një kapsulë kohore nën dysheme, përcjell Telegrafi.
Madeline e cila jeton në Swindon, Wiltshire të Anglisë, me partnerin e saj, kishte blerë shtëpinë katër vite më parë. Ajo tani planifikon të shtojë objekte në kapsulën kohore që të zbulohet nga pronarët e ardhshëm të shtëpisë.
Megjithëse dyshja kanë thënë se artikujt e rrallë do t’i zhvendosin në një kuti tjetër për të shmangur dëmtimin e tyre në të ardhmen. /Telegrafi/