Shtatzënia e Kate Hill ishte kaq e pazakontë sa lindja e dy vajzave të saj është konsideruar si mrekulli.
Nëna e dy vogëlusheve nga Brisbane dhe bashkëshorti i saj Peter kishin vite që përpiqeshin të bënin një fëmijë.
Në 2006 –ën, Hill u diagnostikifikua me sindromën e vezoreve policistike, një gjendje hormonale që e pengon ovulimin. Ajo iu nënshtrua trajtimeve me hormone dhe më në fund mbeti shtatzënë, jo një herë, por dy.
Ishte një fenomen kaq i rrallë, sa ekzistojnë vetëm 10 raste të tilla të dokumentuara në botë.
Hill ngjizi dy fëmijë, 10 ditë nga njëri – tjetri, që do të thotë se ajo mbeti shtatzënë ndërkohë që ishte shtatzënë.
Herën e parë ajo mbeti shtatzënë me binjakë, ndërsa 10 ditë më vonë me trinjakë. Fatkeqësisht çifti e humbi një prej bebeve gjatë shtatzënisë.
Dy vajzat Charlotte dhe Olivia lindën të dyja njëherësh, dy ditë përpara datës së parashikuar për ndërhyrje cezariane. Ato ishin të ndryshme nga njëra – tjetra, si në peshë ashtu dhe në zhvillim, transmeton tvklan.
Sot vogëlushet janë 10 mujashe dhe sipas prindërve të tyre, kanë grup gjaku të ndryshëm.