Një grua besohet se bëri histori pasi u martua me ngjyrën e saj të preferuar –rozë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kitten Kay Sera e mbajti ceremoninë martesore në Las Vegas në ditën e Vitit të Ri, më 1 janar.
Sera vendosi të bëjë hapin serioz pasi është ‘në një lidhje’ me ngjyrën rozë prej më shumë se 40 vitesh.
Ideja erdhi dy vjet më parë, kur një fëmijë e ‘talli’ atë për veshjen e nuancës së ndritshme.
“Një fëmijë më tha në një skateboard, ‘të pëlqen ngjyra rozë apo jo’?” Unë thashë, “Po, e dua shumë”.
“Pas kësaj ai më tha se nëse e dua aq shumë pse nuk martohem me këtë ngjyrë. Dhe aty po mendoja se ky kishte të drejtë”, shpjegoi Sera. /Telegrafi/