Site icon Telegrafi

Gruaja martohet me qen

Gruaja 29 vjeçare Emily Mabou nga fshati Aburi është martuar me qenin e saj 18-muajsh në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë dy priftë dhe fshatarët kureshtarë, raporton e përditshmja lokale ”Daily Dose”.

Vëllai i saj më i ri David Mabou ka thënë se familja e saj e ka bojkotuar dasmën e saj për të cilën kanë cilësuar si “një hap i marrë për të luftuar vetminë e saj ".

Por zonja Mabou ka thënë: "Që moti kam qenë duke u lutur për një partner të jetës i cili do të ketë të kualitetet e babait tim. Babai ime ishte i butë, besnik dhe i devotshëm ndaj nënës time dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm”.

"Kam pasur në lidhje me shumë meshkuj këtu në Togo, dhe të gjithë janë të njëjtë – aventurierë dhe tradhtarë. Qeni im është i butë dhe besnik ndaj meje si dhe më trajton me shumë respekt", ka shtuar “nusja” e re.

E pyetur se si planifikon të rris fëmijë me “burrin” e saj të ri, zonja Mabou është përgjigjur shkurt: “Do të adoptojmë".

Exit mobile version