Site icon Telegrafi

Gruaja lindi binjakët që kanë ngjyrë të ndryshme

Një grua në Angli lindi binjakë me ngjyrë të ndryshme të lëkurës.

Siç bëhet e ditur, Chantelle Broughton, 29-vjeçare, thotë se atë e pyesin vazhdimisht nëse të dy foshnjat i përkasin asaj, kur i lindi në muajin prill, transmeton Telegrafi.

Djali i saj Ayon posedon lëkurë të bardhë dhe sy të gjelbër, derisa vajza Azirah, ka lëkurë më të errët dhe sy kafe. Chantelle i lindi binjakët në qytetin e Nottingham.

Lindjet e tilla janë kaq  të rralla, saqë ekspertët e gjenetikës i kanë vlerësuar më parë si një në një milion.

Infermierja ndihmëse, Chantelle thotë se ajo duket e bardhë, por ka një racë të përzier për shkak se e ka gjyshin nigerian nga ana e nënës, derisa babai Ashton, gjithashtu 29 vjeç, është gjysmë xhamajkan, gjysmë skocez. /Telegrafi/

Exit mobile version