Një grua nga Zimbabve lindi një krijesë e cila i ngjante bretkosës dhe më pas u detyrua nga pleqtë e fshatit që të digjte trupin, para banorëve të tmerruar.
Precious Nyathi, 36 vjeçe ishte 8 muaj shtatzënë kur filloi që të kishte dhimbjet e lindjes. Por doktorët ngelën pa fjalë kur ata panë një krijesë që i ngjante bretkosës.
Fëmija më pas vdiq në spital dhe çifti i shkatërruar e mori trupin e pajetë në shtëpi. Por kur të vjetrit e fshatit e panë, ata urdhëruan që trupi të digjej menjëherë.
Spitali ka konfirmuar lindjen, duke u shprehur se: “Ajo ishte një pacientja jonë e cila kishte ardhur për një kontroll rutinë, së bashku me gra të tjera shtatzënë. Ne ishim të shokuar kur ajo erdhi në spital në shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe disa fqinj duke thënë se ajo i kishte dorëzuar një bretkosë“.
Deri tani nuk ka pasur asnjë shpjegim mjekësor për lindjen e pazakontë.
Plaku i fshatit, Njelele tha se autoritetet e spitalit nuk ishin në gjendje për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. /noa.al/