Një oficer i policisë në Arizona është vendosur në pushim administrativ, pasi disa pamje të publikuara kanë shfaqur atë duke e goditur një grua në fytyrë.
Videoja, përcjell Telegrafi, tregon dy policë duke u përpjekur për të arrestuar një grua jashtë një shtëpie në qytetin Flagstaff.
Siç shkruajnë mediat e huaja, gruaja në mënyrë të përsëritur i ka pyetur ata se pse ajo është duke u arrestuar dhe në qoftë se ka një urdhër kundër saj. Ajo gjithashtu ka kërkuar një avokat.
Polici, i cili është emëruar si Jeff Bonar, duket se ka humbur durimin me gruan dhe e godet atë në fytyrë me një grusht të fuqishëm. /Telegrafi/