Site icon Telegrafi

Gruaja i kërkon futbollistit Kyle Walker 18 milionë euro për t’i dhënë një shans të dytë

Gruaja e Kyle Walker, Annie Kilner, raportohet se po kërkon 18 milionë euro për të shqyrtuar pajtimin me futbollistin.

32-vjeçarja thuhet se po kërkon rreth gjysmën e pasurisë prej 30 milionë euro të Walker pas lidhjes së tij me influencuesen, Lauryn Goodman.

Lojtari i Manchester Cityt dhe Anglisë, i cili ndan katër fëmijë me Kilner, ka në fshehtësi edhe dy fëmijë me Goodman.

Kyle Walker dhe Annie Kilner

Kilner thuhet se ka kërkuar këshilla ligjore paraprake në lidhje me një divorc të mundshëm dhe është informuar se ajo do të kishte të drejtën për gjysmën e pasurisë së Walker.

“Është një shfaqje për momentin. Kyle dhe Annie po debatojnë pothuajse për gjithçka”, ka thënë një burim për The Sun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Annie Kilner

“Ajo i ka thënë se do të mendojë për të dhënë një tjetër shans vetëm nëse ai i jep asaj gjysmën e parave të tij fillimisht”.

“I është thënë se ka të drejtë në gjysmën e pasurisë së tij nëse ndahen – dhe nuk dëshiron që një qindarkë tjetër nga pjesa e saj t’i shkojë Lauryn”, thotë tutje burimi.

Kyle Walker dhe Annie Kilner

Një burim tregoi se çifti është konsultuar me avokatët për arritjen e një marrëveshjeje financiare.

Ylli i futbollit është i gatshëm po ashtu që Kilner të marrë paratë për t’i ofruar siguri financiare fëmijëve të tyre.

Kyle Walker dhe Annie Kilner

Burimi shtoi se ka qenë një kohë e vështirë për Kilner, e cila po mendon divorcin mes dyshimeve se martesa e tyre mund të shpëtohet. /Telegrafi/

Exit mobile version