Caroline Arthur është një grua që sapo del nëpër rrugët e Australisë, vërehet e para – arsyet janë këmbët e gjata që edhe zyrtarisht janë shpallur më të gjatat në Australi.
Kjo nënë e dy fëmijëve raportohet se është 186 centimetra e gjatë, ndërsa vetëm këmbët i ka 131.6 centimetra – nga beli në thembra, transmeton Telegrafi.
42-vjeçarja ka treguar se çfarë ndjenje është të qenurit e gjatë, e në veçanti me këmbë të gjatë që në shumë raste edhe i kanë shkaktuar probleme.
Ish-modelja ka ndarë me lexuesit disa nga përvojat e saj derisa ka vozitur veturën apo udhëtuar me aeroplan. /Telegrafi/