Një shëtitje doli të jetë diçka e tepërt për një qen kokëfortë që vendosi që nuk donte të ecte më tej.
Pamjet interesante kanë kapur momentin kur një grua në Perth po e shëtiste qenin e saj muajin e kaluar, kur qeni i saj u ndal papritmas dhe u ul.
Pronarja e qenit u përpoq me të gjitha forcat që ta detyronte atë të ecte, por qeni thjesht refuzonte.
Duke parë këtë situatë, gruaja kapi qenin e saj, duke e detyruar atë të ecte së paku me dy këmbët e pasme.
Më në fund, ajo e lëshoi qenin dhe e nxiti të ecte, por përsëri qeni qëndronte i ‘qetë’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=b8DB3XZlidA