Familja Muriqi nga Peja ka mbetur në oborr tash e dy ditë, pasi shtëpia ku jetonin ata ka qenë e një serbi i cili ia ka shitur një shqiptari.
Më të rëndë gjendjen e kësaj familje e bën sëmundja e kryefamiljares, e cila vuan nga kanceri dhe tentim-vetëvrasja e kryefamiljarit që është ish-ushtar i UÇK-së – për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
Komuna e Pejës deklaroi se do ta ketë të vështirë t’i gjejë strehim kësaj familje. /Klan Kosova/