Telegrafi

Gruaja ka frikë se dikush po jeton fshehurazi në shtëpinë e saj pasi gjeti grumbuj flokësh në dush

Një grua beqare ka frikë se një i huaj po jeton fshehurazi në shtëpinë e saj pasi kur ajo erdhi nga puna gjeti grumbuj flokësh të pashpjegueshëm në dushin e saj.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Mia Aurora Powell, nga Utah, dokumentoi zbulimin e pretenduar në një video tani virale në TikTok, duke theksuar se ajo është e vetmja që jeton në shtëpi dhe që përdor dushin e saj.

“Sa herë që më ndodh, gjëja e parë që e mendoj është, ‘më mirë ta bëj një TikTok për këtë’, kështu që këtë po e bëj”, tha ajo, duke pëshpëritur në banjën e saj.

Powell shpjegoi se ajo jeton vetëm dhe rrallë ka vizitorë, duke thënë se miqtë e saj vijnë nganjëherë, por ajo kryesisht shkon në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/