Telegrafi

Gruaja i jep gji derrit gjatë transmetimit live (Foto/Video, +16)

Një reportere kishte mbetur gojëhapur kur gjatë një interviste live, një grua fillon t’i jap gji derrit.

Gazetarja ishte duke pyetur një banorë të San Juan de Lurigancho në Lima, Peru, se sa ka ndikuar shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbysjet në biznesin e tyre, transmeton Telegrafi.

Një fermere që u shet derra kasapëve, po ia shpjegonte gazetares se si i kishte evakuuar kafshët nga arat pasi që lumi Huaycoloro kishte dalë nga shtrati.

Dhe për t’ia demonstruar sa më mirë ngjarjen, ajo mori një derr që po e mbante në kuti kartoni, pasi që nuk ka vend tjetër ku ta mbaj pas përmbysjeve.

Në momentin që zbuloi gjoksin ajo filloi ta ushqej derrin, veprimi i saj vuri në siklet gazetaren dhe kameramanin i cili u tregua i vëmendshëm duke e larguar kamerën nga gjiri i saj.

Por për të dalë nga situatë e pakëndshme, gazetarja vazhdon të ec dhe të raportoj për dëmet që janë shkaktuar nga përmbysjet. /Telegrafi/