Telegrafi

Gruaja zhduket në rrethana misterioze pesë muaj më parë, pasi partneri i saj kreu vetëvrasje – policia gjeti hartën që shpjegonte gjithçka (Foto)

Derisa hetuesit po e kërkonin gruan e zhdukur të Christopher Lockhart, ai ishte i zënë duke vrapuar pas tjerave dhe assesi nuk fliste për të. Por, gjithçka ndryshoi kur pesë muaj më vonë ai kreu vetëvrasje, kurse policisë i kishte lënë një mesazh dhe hartën e lokacionit se ku gjendej trupi i pajetë i gruas së tij Theresa.

Kur policia e Portridge në Michigan, gjatë 20 majit e kontakuan për herë të parë Christopherin lidhur me zhdukjen e gruas së tij, ai kishte deklaruar se Theresa kishte mbërritur në shtëpi në orët e para të mbrëmjes së 18 majit, kishte mbledhur gjësendet e saj dhe ia kishte bërë me dije se po largohet, transmeton Telegrafi.

Ai ka pranuar para policisë së partnerja e tij një gjë të tillë e kishte bërë edhe më herët, kur kishte shkuar të shërohet dhe të “pastroj kokën nga gjërat e këqija”.

Zhdukja e Theresa Lockhart bëri që të fillojnë kërkimet disamujore për të, në ndërkohë Christopher kishte mohuar kategorikisht se ka lidhje në zhdukjen e saj. Ai kishte refuzuar të bashkëpunojë me policinë, dhe është arrestuar katër herë për shkak se kishte thyer ligjin.

Ndërkaq policia kishte gjetur trupin e pajetë të Christopherit të varur në natën e 27 tetorit, në shtëpinë e tij në Portridge. Dhe po të njëjtën ditë gjetën edhe trupin e Theresas në rajonin e Aleganit, dhe atë fal letrës së fundit të Christopherit.

Christopher kishte shkruar në letër se trupin e gruas së tij e kishte varrosur në një zonë malore një ditë pasi e kishte mbytur. Ai madje kishte vizatuar një hartë, e cila u ndihmoi policëve të gjejnë trupin e pajetë të Theresas.

Në letrën lamtumirëse ai kishte shkruar se kishte qenë i dehur, dhe kështu ishte grindur me Theresan gjatë 18 majit dhe se në një moment kishte “shpërthyer”. Ai kishte shkruar se e kishte ngufatur për vdekje, transmeton Telegrafi.

“Më vjen keq për këtë veprim të shëmtuar. I kërkoj falje nënës së saj, miqve dhe familjarëve për këtë veprim të pamatur. Jam duke jetuar me këtë çdo moment dhe më mungon shumë. Gabimi im më i madh ka qenë se kurrë nuk e kam futur në rend të parë”, kishte shkruar Christopher.

Ai i kishte thënë policisë pas vrasjes së gruas se ajo kishte probleme në punë dhe se planifikonte të jepte dorëheqje. Më vonë policia vërtet gjeti një kopje të dorëheqjes së saj në telefonin e Christopherit.

Kolegia e Theresas, Lorry Pelton kishte deklaruar në polici se ajo kishte pasur probleme me bashkëshortin dhe se vazhdimisht vuante nga depresioni.

Ajo gjithashtu konfirmoi se Theresa kishte planifikuar të jep dorëheqje, duke thënë se dëshironte të shkonte edhe në pushim mjekësor.

Ajo vazhdimisht i është ankuar koleges se po vuan nga sjelljet agresive të partnerit që gjithashtu kishte probleme me alkoolin.

Theresay dhe Christopher për një kohë kishin jetuar ndarazi, kurse Theresa kishte gjetur në kompjuterin e tij informacione që e bën të dyshonte se po e tradhtonte me tjera. /Telegrafi/