Site icon Telegrafi

Gruaja indiane vdes duke u përpjekur të lindë foshnjën e vet, bazuar në videot në YouTube

Një grua ka vdekur duke u përpjekur për të lindur fëmijën e vet duke shikuar një video “si të” në Youtube.

Sipas raporteve të mediave, përcjell Telegrafi, gruaja indiane mund të ketë tentuar të shpëtojë foshnjën e vet pasi ka qenë e frikësuar nga stigma shoqërore për t’u bërë nënë si një grua e pamartuar.

Gruaja e paidentifikuar dhe djali i saj i porsalindur u gjetën të vdekur në një shtëpi, të cilën ajo kishte marrë me qira vetëm disa ditë më parë në Gorakhpur, një qytet në shtetin indian të Uttar Pradesh.

Policia i tha Hindustan Times se vdekja u zbulua kur fqinjët e gruas e njoftuan pronarin e saj se kishin parë gjakun që dilte nga dhoma e saj të hënën në mëngjes.

Pronari i saj shpërtheu derën dhe gjeti gërshërë, një thikë, së bashku me një telefon celular.

Është “zbuluar se ajo po vëzhgonte” si ta lindte fëmijën e vetme “dhe procese të tjera të ngjashme të lindjes në YouTube”, ka thënë oficeri i policisë Ravi Rai.

Ai shtoi se policia besonte se ajo ishte përpjekur të bënte lindjen e vetme, natën e së dielës, katër ditë pas marrjes me qira të banesës. /Telegrafi/

Exit mobile version