Site icon Telegrafi

Gruaja i jep gji viçit katër herë në ditë

“Pasi i ngordhi nëna, e mbaja në dorë dhe i jepja gji. E kam ushqyer me qumështin tim. Unë nuk shoh ndonjë dallim ndërmjet viçit dhe fëmijës”, thotë Bai, e cila jeton në një fshat të varfër të shtetit të Rajasthanit në Indi.

Bai nuk sheh asgjë të pazakontë që ushqen viçin me gjirin e saj. Lopa për hidnusët megjithatë është kafshë e shenjtë. Ushqimin e viçit e kompenson me ujë dhe ‘chapatta’ dhe pogaçe me miell gruri. Viçi e ndjek kudo që shkon dhe është me të gjatë tërë ditës.

“Zotat do të mbeten të kënaqur nëse unë i jap gji si duhet”, thotë Bai. /Telegrafi/

Exit mobile version