Fotografja amerikane Mandy Lea ka hequr dorë nga puna e ëndrrave për të udhëtuar nëpër botë me rulotën e saj, për të realizuar fotografi të ndryshme artistike.
Vendimi për të hequr dorë nga puna, ishte pasioni i madh për fotografinë dhe udhëtimet nëpër vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.
“E kam një qëllim: ti tregoj njerëzve atë që normalisht nuk e shohin, të inspiroj të tjerët të bëjnë gjërat që normalisht nuk i bëjnë”, ka deklaruar Mandy.
Mandy i ka kaluar plot nëntë muaj nëpër rrugë, duke vizituar 28 vende të ndryshme dhe duke përshkuar mbi 35 mijë milje.
“Kam vizituar male dhe lumenj, ku kam pasur rastin të fotografojë kafshë të ndryshme siç janë ariu, dhelpra, shqiponja, kojotat dhe ujqit”, ka shtuar ajo.
Ruloti i Mandy ishte vjedhur vetëm disa ditë para nisjes për udhëtimin e shumëpritur, dhe kështu ajo bleu një të ri të cilin e emëroi Phoenix. /Telegrafi/