Një grua u filmua duke ndaluar makinën e saj në rrugë dhe duke e rrahur, ndërsa “spektatorët” brohorisnin duke mos intervenuar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video në të cilën shihet vozitësja duke e goditur me shkelma dhe grushte “shoqen” e saj.
Sulmi, i filmuar në Shtetet e Bashkuara, vazhdon për rreth një minutë, derisa gruaja “viktimë” shtrihet e pafuqishme në rrugë.
Një shofer i cili ishte pas makinës, ka qenë ai që ka regjistruar sulmin dhe ka publikuar pamjet. /Telegrafi/