Site icon Telegrafi

Gruaja goditet 26 herë më thikë në mes të rrugës në pikë të ditës, por kalimtarët nuk ndërhynë për ta shpëtuar (Foto/Video, +18)

Një sulm i tmerrshëm ka ndodhur në rrugët e kryeqytetit të Indisë, ku shfaqet momenti kur një 21-vjeçare ndalohet në mes të rrugës në pikë të ditës, dhe qëllohet 26 herë me thikë nga një burrë, derisa kalimtarët e rastit shikonin rastin sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë.

Viktima e njohur si Karuna, është therur për vdekje nga një ndjekës i identifikuar si Surendar Singh 34-vjeç, i cili është filmuar duke kryer aktin në pjesën veriore të Delhit, transmeton Telegrafi.

Karuna e cila ishte nxënëse e mirë, raportohet se kishte pasur probleme të vazhdueshme nga burri i cili e kishte sulmuar.

Sipas mikeshës së viktimës që ishte prezent në momentin e sulmit, kalimtarët e rastit kishin shikuar dhe nuk kishte bërë asgjë për të shpëtuar viktimën.

“Si çdo ditë tjetër, Karuna dhe unë ishim duke shkuar në shkollë. Surendar na ndaloi dhe filloi ta therë disa herë me thikë Karunan. Derisa po e therte me thikë, njerëzit filluan të qajnë por për asnjë moment nuk bën asgjë për ta ndihmuar”, ka deklaruar mikesha e Karunas, Neha. /Telegrafi/

Exit mobile version