Site icon Telegrafi

Gruaja gjen zgjidhjen ideale për të shmangur rrëshqitjen në rrugët e akullta dhe nuk do t’ju kushtojë asgjë

Derisa temperaturat zbresin dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme për shkak të formimit të akullit, frika jonë më e madhe është që të mos rrëzohemi duke ecur.

Pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, të gjithë kemi qenë viktima të rënieve të turpshme dhe dramatike për shkak të sipërfaqeve të rrëshqitshme, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, një grua ka ndarë një këshillë që pretendon se është “truku më i mirë” për të na ndaluar të rrëshqasim nëpër rrugë dhe trotuare me akull. Dhe më mirë akoma, nuk ka gjasa t’ju kushtojë para për zgjidhjen.

Përmes TikTok-ut, nëna e dy fëmijëve Mel ndau trukun në një video, e cila ka tejkaluar 1.1 milion shikime që kur u postua.

@mels_family_life BEST (most needed) HACK atm in my opinion… socks worn over your shoes – to avoid slipping on the ice. Thank me later ? #hackoftheday #hackoftheweek #snowuk2022 #mumsoftiktok #ukmumlife #fyp #besthacksontiktok #foryoupage #scottishtiktok ♬ original sound – @mels_family_life

Ajo nxori dy çorape të vjetra që më nuk do i përdorë dhe i futi në funksion në trukun e saj gjenial.

Duke vendosur çorapet mbi këpucët e saj për të rritur ngushtimin, gruaja u nda e kënaqur nga përpjekjet e saj derisa ishte e përgatitur të dilte te rrugët akullta pa u frikësuar se do të rrëshqiste.

“Truku më i nevojshëm për mendimin tim… çorape mbi këpucë për të shmangur rrëshqitjen në akull. Më falënderoni më vonë”, shkroi ajo në video.

“Pra, kjo po ndodh tani – ndryshues absolut i lojës”, shpjegoi ajo.

“Kur është akull, ky akull është kaq i rrëshqitshëm, ndaj vishni çorape dhe këpucë”. /Telegrafi/

Exit mobile version