Site icon Telegrafi

Gruaja gjen mesazhin e fshehur që kishte lënë i shoqi, pas vdekjes së tij (Foto)

Një mesazh nga një burrë për gruan e tij, ka prekur gjithë botën.

Gruaja, Becca, e kishte humbur burrin e saj por ajo disa ditë më parë kishte gjetur një mesazh dashurie dhe mjaftë prekës të shkruar nga ai.

Mijëra e mijëra shpërndarje në rrjetet sociale ka marrë fotografia me të cilën gruaja ka zbuluar mesazhin prekës të burrit të saj.

Kështu kishte shkruar ai:

“Të dua Becca. Çfarëdo dite të jetë sot, shpresoj të jetë një ditë e mirë. Zoti iu përgjigj lutjeve të mia kur bëri që ne të dy të takoheshim. E di që këto janë ditët e mia më të mira dhe jam i lumtur që ti je pjesë e tyre.

Nuk jam i sigurt nëse ti do ta lexosh ndonjëherë këtë, por duhet të dish se të dua shumë. Nëse ka diçka të mirë në këtë jetë, ajo është të jesh siç je ti me mua. Nëse mund ta bëj këtë, unë do të jem njeriu më i lumtur në këtë botë. Të dua shumë gruaja ime e bukur”, thuhet në mesazh.

Exit mobile version