Site icon Telegrafi

Gruaja gërhet më zëshëm se aeroplani, burri ikën prej saj

Britanikja 60-vjeçare Jenny Chapman nga Cambs gërhet se zë prej 111.6 decibelash që është më nivel më i lartë sesa zëri i aeroplanit. Për fat të keq të burrit të saj Colin, Jenny është më e zëshme se lavatriçja e traktori. Gjyshja e katër nipave ka qenë më e zëshme se katër gërhitës kronik në kampin dyditor.

“Jam tmerruar kur kam dëgjuar se si gërhas. E kam ditur që jam e zëshme, por nuk e kam ditur që jam aq shumë”, ka thënë Jenny dhe ka shtuar se e ka ndier veten keq.

Ekspertët kanë thënë se kurrë më parë nuk kishin dëgjuar gërhitje më të zëshme. Jenny i ka provuar të gjitha metodat, ka pirë tableta, ka përdorë kapëse për hundë dhe ka vizituar mjekun shumë herë. Ka menduar edhe për operacion. Tani i kanë rekomanduar të mos pi alkool, të ha shëndetshëm dhe të ushtrojë.

“Nuk do të heq dorë nga alkooli. Po kërkojnë tepër nga unë”, ka shtuar ajo.

Bashkëshorti i shkretë nuk është mësuar me gërhitjen e saj as pas 20 vjet martese. Ai thotë se kiameti i vërtetë ia nis rreth orës dy, tre të mëngjesit.

“Nganjëherë iku në dhomë tjetër. I mbylli të gjitha dyert dhe e fus kokën nën jastëk”, ka thënë ai./Telegrafi/

Exit mobile version