Lena Thouless, 106-vjeçare, nga qyteti Bowthorpe në Norwich, ka kaluar tërë jetën e saj duke e festuar ditëlindjen më 23 nëntor.
Por një hulumtim i bërë nga e bija e saj, Lena Brooks, zbuloi se ajo është dashur të fryjë qirinjtë një ditë më herët, shkruan gazeta britanike Daily Telegraph.
Brooks, 55-vjeçare, gjithashtu nga Bowthorpe, ishte habitur kur krejt rastësisht e zbuloi se e ëma e saj në fakt kishte lindur më 22 nëntor.
Ajo e kuptoi këtë nga certifikata e lindjes së nënës së saj dhe ka mbetur e hutuar pse familja gjithmonë e ka shënuar ditëlindjen e saj me një ditë vonesë.
"Ishim të befasuar kur e kuptuam këtë. I kam pyetur të gjithë në familje por askush nuk di të thotë pse ka ndodhur ky keqkuptim. Mirëpo ne do të vazhdojmë të festojmë ditëlindjen e nënës me 23 nëntor sepse kjo është dita që jemi mësuar të gjithë ta festojmë atë", ka thënë zonja Brooks.