Një grua nga Kolumbia ishte kthyer në shtëpi së bashku me fëmijët pasi kishte qenë në pushime, por kur u shfaq para derës hasi në një skenë që kurrë nuk kishte besuar se do ta sheh.
Aty e kuptoi se burri po e tradhtonte, dhe kur e zuri me të dashurën u krijua një kaos i madh, transmeton Telegrafi.
Osman Toregosa ishte duke e kaluar pasditen në shtëpi së bashku me dashnoren e cila punonte për të, dhe kur gruaja u shfaq para derës nuk iu besonte syve se çfarë po shihnin.
Duke parë se mund ta pësonte keq, e dashura e tij mbështolli trupin me peshqir dhe filloi të fshihej pas shpinës së tij, derisa gruaja dhe fëmijët i bërtisnin pandërprerë.
“Do t’i telefonojë policisë që të nxjerr nga shtëpia”, bërtiste gruaja e mllefosur me veprimin e burrit, derisa njëra nga vajzat e tij e porosiste babanë që të angazhojë një avokat.
Por, për ta qetësuar situatën është dashur të ndërhyjë policia për ta mbrojtur të dashurën e tij nga familjaret e tij. Ndërkaq, Toregosa vazhdon ta mohon lidhjen me tjetrën duke thënë se nuk ka asgjë me atë grua, dhe se ajo ka ndërruar uniformën e saj në momentin kur gruaja dhe fëmijët mbërritën në shtëpi. /Telegrafi/