Kur njerëzit jetojnë jashtë vendit, ata gjejnë mënyra të ndryshme për t’u lidhur me rrënjët dhe kulturën e tyre.
Është e habitshme se si një veshje bazë mund të zbulojë identitetin dhe prejardhjen tonë, përcjell Telegrafi.
Kohët e fundit, një grua tregoi trashëgiminë e saj tamile duke shëtitur nëpër Londër me një fustan lungi, një veshje e njohur në Indinë jugore.
Gruaja, Valery, postoi në Instagram një video ku shfaqet e veshur me lungi, gjë që i habiti njerëzit që e panë.
“Të veshim lungi në Londër”, thuhet në mbishkrimin e saj.
Që kur u shpërnda, klipi ka grumbulluar mbi një milion shikime dhe një milion pëlqime.
“Unë do ta bëj këtë në Birmingham”, shkroi një përdorues.
“Kështu ajo pushtoi Britaninë e Madhe,” komentoi një tjetër. /Telegrafi/