Telegrafi

Gruaja e zbuloi se ai kishte një tjetër në Afganistan, deshi të ndahej – ai u kthye dhe e vrau atë, bashkë me nënën e saj (Foto/Video)

Viktima: Trupi i Raneem Oudeh, 22, u gjet pranë nënës së saj në Solihull më 27 gusht të këtij viti

Disa pamje të publikuara, të marra nga kamerat e sigurisë tregojnë një vrasës duke kërcënuar ish-partneren e tij dhe nënën e saj, pak orë para se t’i vrasë të dyja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Janbaz Tarin, 21, i cili ka pranuar vrasjen e Raneem Oudeh, 22 vjeç dhe Khaola Saleem, 49 vjeç, jashtë shtëpisë së znj. Saleem në Solihull, West Midlands, më 27 gusht.

Janbaz Tarin

Tarin, i cili u burgos për jetë me një mandat minimal prej 32 vjetësh, ishte martuar me zonjën Oudeh sipas ligjit islam, por marrëdhënia e tyre u prish pas gënjeshtrave të tij rreth familjes së tij të fshehtë në Lindjen e Mesme.

Siç bëhet e ditur, në natën e vdekjeve të tyre, nëna dhe vajza ishin jashtë shtëpisë në një lokal, kur Tarin ishte kthyer.

Khaola Saleem

Ai është kapur nga kamerat duke abuzuar me to dhe thuhet se i kishte kërcënuar edhe më herët se do ta vrsite, nëse ajo do të ndahej nga ai.

Viktima: Trupi i Raneem Oudeh, 22, u gjet pranë nënës së saj në Solihull më 27 gusht të këtij viti

Në një seancë dëgjimore mbi pranimin e fajësisë në një Gjykatë të Birminghamit, policia tregoi se si Tarin shkoi për të “kërkuar” zonjën Oudeh javë pasi ajo mësoi se ai kishte një grua të fshehtë, tre fëmijë dhe një tjetër në Afganistan.

Raneem Oudeh

Ai u largua nga bari, i armatosur me thikë dhe tragjikisht, vetëm pak orë më vonë, zonja Oudeh ishte duke folur me policinë, kur ai e goditi atë.

Znj. Saleem u përpoq ta shpëtonte vajzën e saj nga sulmi, por edhe ajo ishte vrarë nga Tarin – i cili iku nga vendi i ngjarjes para se të vinin policët.

/Telegrafi/