Telegrafi

Gruaja më e vjetër në botë, muajin që vjen feston ditëlindjen e 117-të (Foto)

Violet Mosse Brown nga Xhamajka, është zyrtarisht personi më i vjetër në botë me 117 vjet.

Tani e njohur si Tezja V, ajo ka lindur më dhjetë mars 1900 në Trelawney, ku ka kaluar jetën e gjatë dhe fenomenale, transmeton Telegrafi.

Mbushë 117 vjet dhe ka gjendje të përkryer

“Sinqerisht, kur më pyesin njerëzit se çfarë ha që kam këtë forcë, unë u them gjithçka pos mishit të derrit dhe pulës, asnjëherë nuk kam pirë rum apo gjëra të tilla”, ka thënë Brown për media. “Nganjëherë e pyes vetën, se a jam me të vërtetë kaq e vjetër, sepse nuk ndihem kështu”.

Madje, i biri saj është afro 100 vjeçar, duke u bërë njeriu më i vjetër që e ka ende nënën gjallë.

Me të festuar ditëlindjen e 110, kryeministri i vendit Andrew Holness e ka bërë një postim në Twitter, duke e uruar lidhur me rastin.

Urimi nga kryeministri i vendit kur bëri 110 vjet

Mbretëresha Elizabet II, e ka nderuar atë me një dekoratë, si njeriu më i vjetër në Komonwelthin Britanik, si dhe njeriu i fundit që ka lindur në epokën e Mbretëreshës Victoria.

Violet u bë gruaja më e vjetër, pas vdekjes së Emma Morano nga Italia, që u nda nga jeta në moshën 117-vjeçare.

Për dallim nga moshatarja saj xhamajkane që ka pasur jetë të lumtur, Ema suksesin e jetëgjatësisë ia dedikon beqarisë, si dhe dietës vetëm me vezë pule. /Telegrafi/