Violet Mosse Brown nga Xhamajka, është zyrtarisht personi më i vjetër në botë me 117 vjet.
Tani e njohur si Tezja V, ajo ka lindur më dhjetë mars 1900 në Trelawney, ku ka kaluar jetën e gjatë dhe fenomenale, transmeton Telegrafi.
“Sinqerisht, kur më pyesin njerëzit se çfarë ha që kam këtë forcë, unë u them gjithçka pos mishit të derrit dhe pulës, asnjëherë nuk kam pirë rum apo gjëra të tilla”, ka thënë Brown për media. “Nganjëherë e pyes vetën, se a jam me të vërtetë kaq e vjetër, sepse nuk ndihem kështu”.
Madje, i biri saj është afro 100 vjeçar, duke u bërë njeriu më i vjetër që e ka ende nënën gjallë.
Me të festuar ditëlindjen e 110, kryeministri i vendit Andrew Holness e ka bërë një postim në Twitter, duke e uruar lidhur me rastin.
Mbretëresha Elizabet II, e ka nderuar atë me një dekoratë, si njeriu më i vjetër në Komonwelthin Britanik, si dhe njeriu i fundit që ka lindur në epokën e Mbretëreshës Victoria.
Violet u bë gruaja më e vjetër, pas vdekjes së Emma Morano nga Italia, që u nda nga jeta në moshën 117-vjeçare.
Për dallim nga moshatarja saj xhamajkane që ka pasur jetë të lumtur, Ema suksesin e jetëgjatësisë ia dedikon beqarisë, si dhe dietës vetëm me vezë pule. /Telegrafi/