Telegrafi

Gruaja e Vinnie Jones vdiq nga kanceri, nga i cili vuan edhe ai

Tanya Jones dhe Vinnie Jones (Photo by Charley Gallay/Getty Images)

Ish-futbollisti anglez i shndërruar në aktor, Vinnie Jones, e ka humbur bashkëshorten nga kanceri, nga i cili vuan edhe vet ai.

Tanya ndërroi jetë në moshë 53 vjeçare nga melanoma malinje – lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës.

Vinnie Jones dhe Tanya Jones (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for BritWeek/Guliver)

Ajo ka luftuar me sëmundjen vdekjeprurëse së bashku me burrin e saj, duke qenë se edhe 54-vjeçari ishte diagnostikuar me këtë lloj kanceri në vitin 2013.

Gruaja e Jones vdiq të shtunën në shtëpinë e tyre në Los Angeles, ndërsa Vinnie ndodhej pranë saj.

Tanya ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën, ndërsa në moshën 21 vjeçare kishte bërë transplantim të zemrës, ndërsa në dy raste të tjera është operuar për shkak të kancerit të qafës së mitrës. /Telegrafi/