Jamie Vardy dhe bashkëshortja e tij, Rebekah, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Fëmija i tyre që është djalë, pritet të vijë në jetë para Vitit të Ri.
Rebekah nuk ka ngurruar që të bëjë disa fotografi artistike ndërkohë që është shtatzënë. Ajo është shprehur se ky do jetë fëmija i fundit për të, transmeton syri.net.
“Unë kam kërkuar për të bërë disa fotografi si Demi Moore që bëri për Vanity Fair. Jamie dhe unë e dimë se ky do të jetë fëmija ynë i fundit dhe kjo më bëri që të bëja disa fotografi, pasi nuk do të jem më shtatzënë”.
“Kam gjetur një fotografe të mahnitshme si Karis Kennedy. Jam shumë e kënaqur që arrita t’i bëja këto fotografi. Jamie i pëlqeu fotot dhe ne jemi duke marrë disa prej tyre për të shkuar në shtëpi”, ka deklaruar gruaja e futbollistit.