Gruaja e Jamie Vardyt është bërë shënjestër e akuzave të ndryshme pas deklaratave të saj se është abuzuar seksualisht si fëmijë.
Becky Vardy ka thënë se ishte ngacmuar seksualisht nga një mik i familjes dhe se e ka treguar historinë e saj për t’i ndihmuar viktimat tjera.
34-vjeçarja ka deklaruar po ashtu se nëna e saj, Alison, nuk mori pjesë në dasmë, si pasojë e zënkave familjare për shkak të atij abuzimi dhe se nëna nuk i kishte besuar.
Mirëpo, ajo është sulmuar në mediat sociale, ku thuhet se Becky e ka treguar këtë gjë vetëm për të tërhequr vëmendje dhe për të fituar popullaritet.
“Nëse ajo dëshiron t’u ndihmojë viktimave tjera dhe ndihet aq e fortë, atëherë duhet ta raportojë autorin e krimit në polici. Derisa nuk e bën këtë, nuk i besoj asnjë fjale që e thotë”, ka thënë një prej opinionistëve, derisa një tjetër është shprehur: “Më vjen keq, por kjo femër është e uritur për famë!”.
Becky, e cila është nënë e tre fëmijëve, ka thënë se abuzimi ishte aq i keq, saqë kishte tentuar të vetëvritej si 15 vjeçare. /Telegrafi/