Gruaja e Tony Bennett, Susan Benedetto, ka folur për herë të parë që nga vdekja e këngëtarit legjendar.
Një deklaratë e shpërndarë në Instagramin e Bennett të premten thoshte: “Faleminderit të gjithë fansave, miqve dhe kolegëve të Tonyt që festuan jetën dhe veprimtarinë e tij si dhe ndanë dashurinë e tyre për të dhe muzikën”.
“Nga performancat e tij si kamarier në Queens deri tek performancat e tij të fundit në 2021 në Radio City Music Halla, Tony kënaqej duke interpretuar këngët që i pëlqente dhe duke i bërë njerëzit të lumtur. Dhe sado e trishtueshme që ka qenë sot për të gjithë ne, mund të gjejmë gëzim në trashëgiminë e Tonyt përgjithmonë”.
Deklarata u nënshkrua nga Benedetto dhe një nga djemtë e Bennett nga martesa e tij e parë, Danny.
Këngëtari i “I Left My Heart in San Francisco” vdiq në qytetin e tij të lindjes në New York të premten, dy javë para ditëlindjes së tij të 97-të.
Ish-mësuesja Benedetto, 56 vjeçare, ishte gruaja e tretë e Bennett.
Në vitin 1952, ai u martua me Patricia Beech. Ish-çifti kishte dy djem: Danny dhe Dae.
Ata u ndanë në vitin 1965 dhe katër vjet më vonë Patricia e paditi për divorc për shkak të tradhtisë bashkëshortore.
Divorci i tyre u finalizua në vitin 1971.
Bennett ishte lidhur me aktoren Sandra Grant ndërsa ishte ndarë nga gruaja e tij e parë dhe ata u martuan në vitin 1971.
Ata mirëpritën dy vajza së bashku, Joanna dhe Antonia, përpara se të ndaheshin në 1983.
Në fund të viteve ’80, fituesi i “Grammy” filloi një marrëdhënie afatgjatë me Benedetto. /Telegrafi/