Në internet është duke qarkulluar një video, ku të gjithë ata që e kanë parë nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferent.
Një grua kishte therur në fytyrë me shkop një burrë, i cili vendos t’i hakmerret duke e goditur me karrige në kokë, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet se cili ishte shkaku që dyshja filluan “luftën”, por në video shihet se gruaja disa herë tenton ta sulmojë burrin.
Dhe duke parë se asaj i kishin dalë në ndihmë disa persona, ai vendosë që për disa sekonda të largohet për tu rikthyer me një karrige në dorë.
Dhe pasi vlerësoi se ka hapësirë për veprim, ai e godet gruan me karrige në kokë, e cila në një moment humb baraspeshimin. Por duket se kjo nuk i mjaftoi burrit të tërbuar, i cili e goditi për herë të dytë, goditje kjo që e la pavetëdije gruan e pambrojtur.
Në momentin që ajo përplaset me fytyrë në tokë pa ndjenja, burri largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/