Site icon Telegrafi

Gruaja e të ndjerit Hugh Hefner, Crystal shet vilën për shtatë milionë euro: Ajo ka katër dhoma gjumi, pishinë dhe pamje fantastike (Foto)

IS6i95qtxzlf7l0000000000.jpg

Hugh Hefner, themelues i revistës së parë për meshkuj, “Playboy”, ka ndërruar jetë më 27 Shtator të vitit të kaluar.

I ndjeri u ka lënë trashëgiminë të bijve të vetë dhe një vilë, bashkëshortes disavjeçare Crystal Harris.

Por, kjo e fundit ka nxjerrë në shitje vilën për rreth shtatë milionë euro, e cila gjendet në Hollywood Hills të Kalifornisë së SHBA-ve.

Shtëpia u ble për 31-vjeçaren në 2013-në, ku i Hefner kishte paguar rreth 4.8 milionë euro në kohën kur çifti jetonte bashkë në vilën e njohur të Playboyt.

E vendosur në një kodër, shtëpia mahnitëse prej 5917 metra katrorë është ndërtuar në vitin 2011 dhe ka katër dhoma gjumi dhe katër banjë.

Theksojmë se vila ka edhe një pishinë me pamje fantastike, gjithashtu edhe kinema private ndërsa pritet të shitet shumë shpejt.

Ndryshe, Hugh ndërroi jetë pas një sëmundje disa mujore, e cila i mori edhe jetën në moshën 93-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version