Telegrafi

Gruaja e sulmuesit të Londrës: E trishtuar dhe e tronditur nga ajo që ka bërë Khalidi

Gruaja e sulmuesit të Westminster në Londër ka thënë se ajo është “e trishtuar dhe e tronditur” nga sulmi terrorist. Rohey Hydara tha se “dënon” veprimet e Khalid Masood.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo foli pasi nëna e Masood, Janet Ajao, tha se edhe ajo kishte “derdhur shumë lot” për viktimat e birit të saj.

Lexo po ashtu Vajza që sfidoi babanë terrorist, refuzoi urdhrin e tij për të veshur burka (Foto)

Në një deklaratë të lëshuar përmes policisë metropolitane, Ms Hydara tha: “Unë jam e trishtuar dhe e tronditur nga ajo që ka bërë Khalidi. Unë plotësisht dënoj veprimet e tij.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave që kanë vdekur, dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

Hydara, nënë e dy fëmijëve që besohet të jetë rreth të tridhjetë e nëntave, ishte partnerja e fundit e Masood, e cila kishte qenë e martuar me të.

Lexo po ashtu Ishte gjendur ballë për ballë me sulmuesin e Londrës, dëshmitarja tregon fjalët që ia kishte thënë ai! (Video)

Ajo ishte një nga njerëzit e arrestuar menjëherë pas sulmit, por ishte liruar. Ajo nuk përballet me asnjë veprim të mëtejshëm dhe është pastruar plotësisht nga çdo përfshirje në veprimet e Masood.

Masood vrau katër persona dhe plagosi më shumë se 40 të tjerë, gjatë një sulmi në Westminster, Londër, javën e kaluar. /Telegrafi/