Telegrafi

Gruaja e sulmon me hanxhar burrin që e gjeti të dehur (Video)

Pasi e kishte tërë natën jashtë shtëpisë duke u dehur, një grua zemëruar në Tailandë e ka gjetur burrin e saj në rrugë dhe e ka sulmuar atë me një hanxhar, duke e urdhëruar që menjëherë të shkojë në shtëpi.

Një dëshmitar i shokuar nga kjo ngjarje ka thënë se dukej se gruaja për orë të tëra e kishte kërkuar burrin e saj, derisa ai kishte qenë tërë natën në ndonjë ndejë argëtimi, pa i treguar asaj, transmeton Telegrafi.

“Ajo nuk po tallej. E urdhëroi që menjëherë të hynte në veturë. Dukej e tmerrshme të shihje se si ajo voziste nëpër qytet me një thikë të përmasave të tilla”, tha dëshmitari i ngjarjes.

Për më tepër shikojeni videon, e cila shumë shpejt u bë virale në internet. /Telegrafi/