Telegrafi

Gruaja e Romeros me kritika ndaj Unitedit që nuk e lejoi portierin të largohej

(Foto: Instagram/sergioromero)

Bashkëshortja e Sergio Romeros e ka kritikuar Manchester Unitedin që ia ka pamundësuar largimin nga klubi.

33-vjeçari ka rënë në hierarkinë e portierëve në Old Trafford, prandaj ka dashur të largohet nga Djajtë e Kuq.

Evertoni kishte shprehur interesim për huazimin e tij, mirëpo Unitedi e bërë të pamundur transferimin, pas kërkonte 11 milionë euro për ta lejuar largimin e tij, prandaj marrëveshja dështoi.

Eliana Guercio, gruaja e argjentinasit, ka reaguar ndaj klubit anglez duke thënë se portieri meriton të trajtohet me më shumë respekt për kontributin e tij ndër vite.

“Sergio Romero ka punuar shumë për këtë klub. Trofeun e fundit që e fituan, e ngritën me të. Ai i ka ndihmuar skuadrës të arrijë në katër finale/gjysmëfinale dhe pastaj është lënë në bankën rezervë duke i humbur të gjitha”.

“Është koha që ata t’ia kthejnë mundësinë dhe ta lënë të largohet. Respektojeni një herë!”, ka shkruar Eliana në Instagram.

Romero është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2015, ndërsa i ka regjistruar 61 paraqitje për klubin. /Telegrafi/