Site icon Telegrafi

Gruaja e rëndë 274 kilogramë doli jashtë shtëpisë me vinç

Tajlandezja 40 vjeçare u detyrua që urgjentisht të kërkojë ndihmë mjekësore pas tumorit në këmbën e djathtë dhe për këtë arsye fqinjët e saj kërkuan ndihmë nga autoritetet e Bangkokut për ta transportuar nga banesa e saj gruan më të rëndë në këtë shtet.

Në një moment të gjithë u pajtuan. Guvernatori i Bangkokut, Sukhumbhand Paribatra, organizoi ekipin e mjekëve, motrave medicinale, inxhinierëve dhe ekipeve të shpëtimit.

Umnuayporn Tongprapai kishte mbetur e ngujuar në shtëpi për tre vjet. Ajo mund të ecë gjithsej disa hapa, por edhe kjo është tepër lodhëse për të.

Për ta nxjerrë jashtë Tongprapain, punëtorët u detyruan ta thyejnë njërën anë të murit si dhe një pjesë të fasadës në ndërtesë, e më pas me ndihmën e ashensorëve të ndërtesës e lëshuan nga kati i tretë.

Dëshira e vetme e tajlandezes së trashë është që të shërohet dhe dobësohet, ndërsa kur ta arrijë këtë dëshiron ta bëjë ëndrrën e saj realitet.

“Dëshiroj të shkoj në det. Më pëlqen të luaj në ujë”, tha Tongprapai. /Telegrafi/

Exit mobile version