Gruaja e pronarit të kompanisë Google, Nicole Shanahan, përmes avokatit të saj ka reaguar për herë të parë mbi çështjen e shumë përfolur të këtyre ditëve.
Avokati përfaqësues e Nicole ka mohuar që klientja e tij të ketë pasur një lidhje me miliarderin Elon Musk.
“Mos bëni gabim ta besoni, çdo sugjerim se Nicole kishte një aferë me Elon Muskin nuk është vetëm një gënjeshtër e plotë, por edhe shpifje”, tha avokati Bryan Freedman për DailyMail në një deklaratë ekskluzive.
Të dielën, Wall Street Journal pretendoi se Musk flinte me gruan e Sergey Brinit (pronarit të Google), Nicole Shanahan, 33 vjeçe – gjë që shërbeu si një katalizator për divorcin e tyre.
Musk, 51 vjeç, më pas publikoi një fotografi të tij në Twitter duke festuar me Brinin, 48 vjeç, në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin bombë të gazetës.
Negociatat e divorcit midis Shanahan dhe Brin janë duke vazhduar.
Musk vazhdoi të tregojë acarimin e tij me redaktorin e hetimeve të Wall Street Journal të hënën, duke shkruar në Twitter se ai po përpiqet të shmangë nivelin e ‘supernova’ të vëmendjes ndaj tij pas thashethemeve se ai flinte me gruan e pronarit të kompanisë Google.
Ai publikoi një fotograf të vetes duke festuar me Sergey Brin të dielën në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimin e gazetës se ai flinte me gruan e Brinit, Nicole, dhe se kjo shërbeu si një katalizator për divorcin e tyre.
Shanahan është një avokate e arsimuar në Stanford, e cila punon në firmën Bio-Echa, një firmë investimi që derdh para në projekte si nxitja e ‘jetëgjatësisë riprodhuese’.
Miliarderi CEO i Tesla-s vazhdoi të ankohej për akuzat që rënduan mbi të, duke shkruar në Twitter: “Vëmendja ndaj meje është bërë ‘supernova’, gjë që është jashtëzakonisht e mbrapshtë. Fatkeqësisht, edhe artikujt e parëndësishëm për mua gjenerojnë shumë klikime”.
“Do të bëj çmos që të jem i përqendruar për të bërë gjëra të dobishme për qytetërimin”, shtoi ai.
Wall Street Journal tha se i qëndronte historisë së saj, e cila pretendon se Musk dhe Shanahan ishin të përfshirë në një aferë në Art Basel në dhjetor të vitit të kaluar, dhe se kjo jo vetëm që ftohte miqësinë e Muskit me Sergeyn, por shërbeu edhe si katalizator për divorcin e tyre.
“Ne jemi të sigurt në burimet tona dhe qëndrojmë pranë raportimit tonë”, tha një zëdhënës i gazetës për DailyMail.
Musk u pa për herë të fundit në Mykonos javën e kaluar – por avioni i tij fluturoi nga Austin, ku ai jeton, në San Jose të shtunën. Ai u kthye në Austin të dielën, duke ateruar në orën 23:00.
Më herët, ai kishte mohuar të gjithë raportimin e Journal, i cili pretendonte se kishte fjetur me Shanahan në Art Basel në Miami dhjetorin e kaluar.
Themeluesi i Google, Brin bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes së tyre.
Çifti kanë një vajzë katërvjeçare.
Brin nuk ka komentuar ende mbi pretendimet e Journal.
Megjithatë, Musk ka i furishëm Twitter, duke akuzuar gazetën – e cila është në pronësi të News Corp të Rupert Murdoch – për raportime të pavërteta.
“WSJ duhet të transmetojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme nga palët e treta”, tha njeriu më i pasur në botë.
“Asnjë nga njerëzit kryesorë të përfshirë në këto keqbërje të supozuara nuk u intervistua”, theksoi ai.
“Problemi i vërtetë këtu është se Michael Siconolfi ka zero integritet gazetaresk”, tha ai. /Telegrafi/