Site icon Telegrafi

Gruaja e policit që ia vuri gjurin në qafë George Floyd, ishte zgjedhur Miss Minesota në vitin 2018 – tani ajo kërkon të ndahet nga burri i saj

Kellie Chauvin, gruaja e oficerit të policisë të akuzuar për vrasjen e George Floyd gjatë arrestimit të tij, paraqiti divorcin e saj, sipas dokumenteve gjyqësore të lëshuara ditë më parë. 

Sipas letrave të paraqitura nga avokati i gruas 45-vjeçare, ndarja nga Derek Chauvin ndodhi në 28 maj, tre ditë pas arrestimit brutal dhe një ditë para se oficeri u akuzua për vrasje të shkallës së tretë. Çifti ishte vetëm disa ditë larg nga përvjetori i tyre i dhjetë i martesës. “Martesa nuk mund të shpëtohet”, tha avokati i gruas së oficerit amerikan, transmeton Telegrafi.

Gruaja gjithashtu kërkoi të ndryshojë emrin dhe mbiemrin e saj, si rezultat i shumë ofendimeve që erdhën në adresën e saj. Ndërsa emri dhe mbiemri që ajo synon të përdorë nuk është i specifikuar, ajo më parë është identifikuar si Kellie May Thao dhe Kellie May Xiong.

“Ajo po kërkon një ndryshim të emrit. Ajo nuk kërkon një ndryshim të emrit për të mashtruar persona ose për të mashtruar kreditorët, dhe as nuk është një kriminele”, thuhet në dokument.

Në vitin 2018, gruaja fitoi konkursin e Miss Minesota. /Telegrafi/

Exit mobile version