Telegrafi

Gruaja e përdhunuar gjendet e mbyllur në valixhe (Video)

Një burrë ka gjetur një grua të ngujuar brenda valixhes, e cila ishte përdhunuar nga një burrë tjetër që e kishte braktisur në park.

Një video shokuese, shfaq momentin kur një kalimtar rasti derisa po kalonte pranë parkut dëgjoi britmat dhe të qarat që vinin nga valixhja, në të cilën ishte ngujuar gruaja e pafajshme, transmeton Telegrafi.

Burri që po barte gruan brenda valixhes, e kishte braktisur në mes të rrugës, pasi ajo kishte filluar të bërtas dhe frikësohej se dikush mund ta zë.

Sipas medieve ndërkombëtare, kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Hunan të Kinës, ndërsa burri që e kishte gjetur gruan e ngujuar në valixhe, reagoi me burrëri duke zhveshur bluzën me të cilën e mbuloi gruan e lakuriqur që ishte përdhunuar. /Telegrafi/