Telegrafi

Gruaja e nervozuar e “zvarrit për flokësh” të dashurën e burrit të saj, në mes të rrugës së mbushur me njerëz (Video)

Disa pamje të publikuara tregojnë një grua të zemëruar e cila shihet duke e zvarritur të dashurën e bashkëshortit të saj, pasi e kishte kapur për flokë, në një rrugë të mbushur me njerëz.

Siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, dhjetëra njerëz u mblodhën për të parë se si gruaja e qortoi të dashurën e re, duke bërtitur: “Të kam thënë edhe më parë. Lëre familjen tonë të qetë”, duke e goditur atë në fytyrë.

Dhe pamjet e kësaj ngjarje janë kapur nga një kalimtar në qytetin Hanzhong në Kinë.

Gruaja e zemëruar – e cila është zbathur – kërkon që zonja – e cila mban taka të larta – të shpjegojë veten duke e tërhequr nga flokët e saj të gjatë.

Në një moment ajo e “përplas” atë për tokë. Ndërkohë kalimtarët nxjerrin telefonat e tyre për të filmuar përleshjen. /Telegrafi/