Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik. Ajo ka emëruar shefe të kabinetit Arizona Berdynajn, bashkëshorte e nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajli.
Në njoftimin për media thuhet se Bërdynaj “ka përvojë mbi 15-vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat”.
Ndërsa, në pozitën e këshilltarit politik, është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike.
Sejdiu, po sipas komunikatës ministrore, “ka përvojë mbi gjashtëvjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit”, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive.
Gjatë ditëve në vijim, ministrja Hoxha do të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit.