Gruaja e Keith Flint, Mayumi Kai, ka bërë një publikim në rrjetet sociale pas vdekjes së këngëtarit të “The Prodigy”, për të cilin besohet se ka bërë vetëvrasje.
DJ japoneze, e cila në kohët e fundit kishte jetuar e ndarë nga muzikanti, ka vendosur të mos e komentojë vdekjen e burrit të saj.
Ajo ka qenë në vendlindjen e saj në Japoni kur Flint ka ndërruar jetë dhe më pas trupi i tij është gjetur nga shërbimet emergjente.
Kai e ka shpërndarë një lajm në japonisht për vdekjen e këngëtarit, ndërsa ka vendosur të mos e komentojë vdekjen e tij.
Në këtë mënyrë, ajo i ka qëndruar prapa publikimit në faqen zyrtare të “The Prodigy” në lidhje me vdekjen e Keith.
“Lajmi është i vërtetë, nuk mund të besoj se po e them këtë , por vëllai ynë, Keith, ia mori jetën vetes gjatë fundjavës. Jam i shokuar, shumë i zemëruar, i hutuar dhe me zemër të thyer… U prehsh në paqe vëlla”, shkruante në faqen e grupit në Instagram, ndërsa postimi është bërë nga Liam Howlett.
Flint dhe Mayumi u martuan në vitin 2006, ndërsa më herët ai ka qenë në lidhje me prezantuesen televizive, Gail Porter, me të cilën ishte ndarë në vitin 2000. /Telegrafi/