Telegrafi

Gruaja e moshuar rrëzohet dhe rrokulliset keq shkallëve lëvizëse, shikoni reagimin e vajzës që ia shpëton jetën (Video, +16)

Një grua e moshuar i ka shpëtuar më të keqes, fal reagimit të shpejtë të një vajze të re.

E moshuara ishte duke qëndruar në shkallët lëvizëse kur befasisht u rrëzua dhe u rrokullis shkallëve, por ajo mund ta pësonte më keq mos të ishte një vajzë e re e cila vrapon për ta ndalur shkallët elektrike, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Kinë, kanë kapur momentin kur e moshuara që sipas pamjes besohet të jetë rreth të 70-ve, rrëzohet dhe rrokulliset shkallëve lëvizëse.

Por shkathtësia e vajzës së re, e shpëton gruan e cila sipas gjitha gjasave do ta pësonte edhe më keq.

Raportohet se gruaja e moshuar është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjenda e saj shëndetësore. /Telegrafi/