Telegrafi

Gruaja e Michael Schumacherit, Corinna e blen vilën luksoze të Florentino Perezit në Mallorca

Bashkëshortja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacherit, Corinna, thuhet se ka blerë vilën luksoze të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez për gati 27 milionë funte (30 milion euro).

Tabloidi gjerman Bild shkruan se rezidenca e Perezit gjendet në jugperëndim të Mallorcas, gjegjësisht në Las Brisas gjersa ka planifikuar t’i kalojë herë pas here pushimet verore me fëmijët dhe miqtë e saj.

Spanjolli e kishte blerë shtëpinë gjatë vitit 2005, por e vuri në shitje vitin e kaluar pas vdekjes së gruas së tij, Mari Angeles Sandoval.

Vila ka hapësirë prej 15 mijë metër katrorësh, ka edhe dy pishina, një helipad, një palestër dhe një kopsht të madh me pemë palme.

Schumacher, i vetmi shofer në histori që ka fituar shtatë herë kampionatin në F1, u vendos në një gjendje koma nga mjekët pas një aksidenti gjatë skijimit në vitin 2013 në alpet franceze.

Ai u zhvendos në shtëpinë e familjes në brigjet e liqenit të Gjenevës në shtator të vitit 2014 ku vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Është raportuar se është kujdesur nga një ekip mjekësor prej 15 personash, me kujdesin e tij që kushton 120 mijë euro në javë. /Telegrafi/