Telegrafi

Gruaja e MC Kreshës, Erzina publikon imazhe me barkun e rrumbullakosur

Foto: MC Kresha/Erzina Shehu/Instagram

Reperi MC Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa brenda pak muajsh pritet të bëhen prindër.

Erzina, e cila është një nga menaxheret e brendit “Zara” të përfaqësisë në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale së fundmi disa fotografi, ku shfaqet me barku ne rrumbullakosur.

Foto: Erzina Shehu/Instagram

Ajo duket mjaft entuziaste gjatë muajve të shtatzënisë, teksa duket se edhe nepsi i saj është rritur, pasi në fotografitë në fjalë ajo shfaqet duke konsumuar një ‘donuts’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

MC Kresha përndryshe vijon të jetë shumë i angazhuar me koncerte të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

MC Kresha dhe Erzina Shehu (Foto: InstaStory/Arkiv)

Ai dhe Erzina jetojnë së bashku në Prishtinë, ndërsa njihen si një çift pak më i rezervuar për jetën private, duke mos preferuar daljen e shpeshtë nëpër intervista apo rrjetet sociale. /Telegrafi/