Këngëtari Mahmut Ferati u gjend në pozitë mjaft interesante këtë fundjavë në emisionin “Lemza” në Tribuna Channel.
Përballë prezantueses atraktive, Kiki Rrahmani, Mahmuti dëgjoi si Shyhreten, ashtu edhe gruan e tij për atë që mendojnë për të.
Gruaja e Mahmutit për të thotë se ai është impulsiv, teksa nga të gjitha koleget e tij veçon Shyhreten.
Ajo thotë se me Shyhreten ka “muhabet të mirë”, teksa i kërkon falje për egoizmin që ndonjëherë nuk e kanë bërë të ndihet e afërt me familjen e tyre.
Mahmut Ferati ka një seri bashkëpunimesh me Shyhrete Behlulin dhe të dy konsiderohen si yje të mëdha të muzikës popullore. /Telegrafi/