Site icon Telegrafi

Gruaja e kthen tatuazhin ‘aksidental’ në diçka ‘të dobishme’ – njerëzit thonë se ajo është ‘gjeni’

Shumë njerëz shpenzojnë vite të tëra për të përzgjedhur dizajnin e tatuazhit pasi është një imazh që do të qëndrojë me ju përgjithmonë.

Megjithatë, një artiste tatuazhesh me emrin Shae ishte në pozitë të ndërlikuar pasi ajo u ngjyros me ngjyrë të gabuar.

Ylli i mediave sociale – e cila mburret me më shumë se 56 mijë ndjekës në llogarinë TikTok @shae_tatts – është vlerësuar për idenë e saj ‘gjeniale’ pasi e ktheu tatuazhin aksidental në diçka ‘të dobishme’.

@shae_tatts Accidental Tattoo turned into something useful!!? #fingertattoo #tattooingmyself #accidentaltattoo #usefultattoo #tattooidea #tattooing #femaletattooartist #tattooartistsandiego #dumbtattoo #tattoos #tattoosrtist ♬ original sound – Shae Bae

Që nga publikimi i videos, ajo u shikuar nga 7.3 milionë njerëz.

“Tatuazhi aksidental u kthye në diçka të dobishme!!”, shkroi ajo.

Shae dokumentoi se gjatë përfundimit të një tatuazhi të madh në kofshën e saj, asaj aksidentalisht i ra një pikë e ngjyrës në trup.

Fatmirësisht, Shae kishte një plan të shkëlqyeshëm për të shtuar pika të tjera së bashku për të bërë një mjet të dobishëm për jetën e përditshme.

Duke u grumbulluar në seksionin e komenteve, përdoruesit ishin të prirur të lavdëronin idenë ‘të dobishme’. /Telegrafi/

Exit mobile version